Saturday 17 October 2009

Parathenie

Kishat e Beratit eshte nje togfjalesh qe degjohet shpesh neper biseda dhe lexohet ne mjafte shkrime, qe perdoret ne gjuhen e perditshme , jo vetem se ato jane shume,por edhe se jane te medha vlerat qe ato mbartin neper shekuj,vlera fetare,historike,arkitektonike artistike.

Deshira ime ka qene e hereshme per te dhene nje material me te gjere, por gjithsesi jo te plote per keto pasuri kaq te vyera kulturore,shpirterore te popullit tone,me histori shume te lashte.
Neper faqet e librit kalojne kishat qe i kane rezistuar koherave, histori dhe fragmente te kohes parabizantine,dhe te koheve te mevoneshme, si domosdoshmeri shpirterore e popullit per te mbijetuar.

Eshte shkruar per Shen Triadhen, Vllahernen, Mitropoline apo Onufrin,Shen Todhrin, Evangjelistren, Shen Mihillin, Shen Kollin e Perondise,Shen Spiridhonin, Shen Ndelliun e te tjera.
Kishat si objekte kulti nuk mund te ndaheshin nga historia, objektet dhe vlerat e tjera.

Berati eshte qytet i kodikeve te famshem.
Ne vitin 1356 serbet dogjen Beratin, qe ishte nje nga qendrat kryesore te zhvillimit te arberit dhe te kishes orthodhokse.
Pikerishte ne kete situate te veshtire, meshtari Skuripeqi se bashku me murgun Theodhulos ngarkuan ne 27 thase kodiket e Shenjte kishtare dhe i fshehen, me qellim qe kultura shqiptare te mos demtohej dhe grabitej dhe qe ky komb te mos mbetej pa tradite e histori.
Gjate Luftes se pare Boterore austriaket qe pushtuan Beratin dhe rrethinat e tij , perdoren te gjitha mjetet, por keto vepra te Shenjta mbijetuan.
Zbuluesi i tyre ishte Nas Papapavli. Nasi djale prifti,cdo te diele qe ne moshe te re ,shoqeronte te atin, kur ngjitej ne lagjen kala per te meshuar ne Kishen e Shen Trinise, per te ndihmuar dhe per te mesuar te psale.
Kur djali u rrit dhe ishte ne moshen madhore nje dite pas meshes, kur kisha ishte boshatisur nga besimtaret, i ati e thirri brenda ne hierore dhe i tha se do t’i tregonte nje sekret te rendesishem. Ai i tregoi nje kapak prane Tryezes se Shenjte dhe i tha qe ta hiqte.Para syve te djalite u duk ne erresire nje grope e thelle.
Aty, i tha i ati, jane fshehur dy libra me vlera te medha, te cilet te huajt jane perpjekur t’i shtien ne dore.
Vellimet u gjeten dhe vetem atehere, Nasi mesoi se dy librat aq te kerkuar nga te huait, ishin kodiket e shekujve te hershem, me vlera te medhe historike.
Kodiket ishin demtuar keq nga lageshtia dhe kishin nevoje te restauroheshin, prandaj u derguan ne Kine, rreth viteve ’70 dhe pas disa vitesh iu dorezuan Arkivit Qendror te Shtetit, ku ndodhen edhe sot.
Berati ka qene qender e rendesishme e prodhimit te ikonave ne Shqiperi, ku pikturuan:Onufri dhe biri i tij, Nikolla.
Ikonat paraqesin figura shenjtoresh, si dhe skena me permbajtje mistike.
Ne ikonat e shekullit te XVI kemi gjithashtu dhe paraqitjen e skenave nga festat fetare.Pikturat ne to jane tregimtare, me efekte masive dhe me elemente te arkitektures dhe peisazhit.
Ne artin e tij, Ai beri nje nderthurrje te temes kishtare me jeten reale.
Nje element te tille midis te tjerave e shikojme ne veshjet qe u jep figurave te tij, disa jane te pikturuara me stoli dhe ar, disa te tjera jane me kemisha te gjata, me menge karakteristike te Myzeqese dhe te Shpatit.
Pikturat e Onufrit gjenden ne Berat, Shpat te Elbasanit, Maqedoni e Greqi.Me veprat e ketij mjeshtri eshte stolisur gjithashtu kisha e Apostujve ne Kosture te Greqise.
Ne freskat e kesaj kishe, prane dates 1547 gjejme edhe kete mbishkrim nga dara e piktorit:…..``Onufri i ardhur nga qyteti I shkelqyer i Beratit’’.
Onufri eshte mjeshter i ngjyrave.Parapelqen te kuqen e flakeruar(te vecante e te paimitueshme), vjollcen, te gjelbren,te arten vezulluese;parapelqen ornamentin bimor,pot fut aty ketu edhe ato gjeometrike te lashte.
Onufri ze nje vend te vecante ne kulturen shqiptare dhe ballkanike.
Le te kujtojme ketu :” Shen Maria me Krishtin”,”Krishti me koken e Shen Johanit”,“Hedhesi i fares”shume interesante per nga ana e kompozicionit.
Dikush hedh Faren e Mire ne token pjellore dhe mendja na shkone, pse jot te Shen Nikodhimi , Shen Kozmai , qe kane predikuar ne qytetin e Beratit, kane perhapur Fjalen e Mire, apo te cdo besimtare tjeter qe i pergjigjet thirrjes se Jezusit:”Shkoni e beni nxenes te mi te gjithe popujt! Ta keni te qarte : Une jam me ju gjithmone, deri ne mbarimin e kesaj epoke!”
Vlerat e kishave jane te shumta dhe per objektet , orendite e rendesishme ne kryerjen e sherbimeve fetare si: ikonostaset,fronat episkopale e kryqe te gdhendur me shume bukuri nga mjeshtra te shquar te drurit.Kjo tradite vazhdon edhe ne ditet tona.Permendim ikonostasin e ri te Kishes se Shen Mehillit, punuar me mjeshteri nga besimtari dhe artist me shpirt e duar te pastra i lagjes
Ne liber eshte permendur epitafi i Gllavenices , ku pasqyrohet vdekja e Krishtit nga mjeshterit e qendistarise, por jo me poshte per nga vlera , qendrojne disa epitafe te tjere, si: ai i Shen Spiridhonit, Shen Ndelliut, Shen Mitrit.
Cdo kishe e ka pasur dhe e ka simbolin e flijimit te Jezusit, te punuar me fije ari dhe argjendi, qe vendoset ne tryezen e shenjte , ne hierore.
Ne liber pasqyrohet nje ngjarje me shume rendesi ne jeten e Kishes Orthodhokse Shqiptare ,organizimi i Kongresit te pare, qe shpalli Autoqefaline e kishes Orthodhokse Shqiptare dhe kjo nuk eshte rastesi te zhvillohej ne qytetin e Beratit, ne qytetin me tradita shekullore ne fushen e besimit dhe te perkushtimit kishtar.
Libri nuk pasqyron vetem kishat,historine dhe vlerat e tyre te padiskutueshme, por dhe ata qe sherbyen nder vite per shendoshjen e ndjenjes dhe mendimit fetar,klerike te larte dhe meshtare te thjeshte, por te devotshem per misionin e tyre te shenjte, kishtare dhe kujdestare te kishave qe e kane pare kishen si shtepi te Zotit dhe shtepine e tyre.
Te me fali lexuesi, neqoftese nuk eshte permendur ndokush qe meritonte te ishte krahas te tjereve,por kjo ka ndodhur pa dashje, ose nga mungesa e informacionit.
Falenderoj me zemer e mendje te gjithe ata qe ndihmuan botimin e ketij libri.

Kete liber ia kushtoj Ungjit tim, At Milto Ilia, qe me mesoi dhe edukoi besen, shpresen dhe dashurine ndaj Perendise, qe qysh ne femijeri me mesoi lutjet kryesore drejtuar Atit tone: ``Ati yne qe je ne qiell; Besoj ne nje Perendi’’….. e te tjera e te tjera. E jetoi jeten me perkushtim per fjalen e Zotit dhe tempullin e Tij, kishen ,ku sherbeu per 40 vjet me devotshmeri
Prinderit e tij, duke pare zellin per te mesuar, e çuan ne Greqi, ne Janinë. Vazhdoi tre vjet ne gjimnazin`` Zosimeo’’ne drejtimin klasik; per vështiresi ekonomike i lë studimet per të bërë nje jetë te thjeshtë si çirak ne dyqanet e tregtareve te qytetit, por librat nuk i hoqi nga dora.
Lexonte në gjuhen greke, frënge, italiane, të cilat i fliste shumë rrjedhshëm dhe i shkruante, gjithashtu.

Në vitet 1920-te, i apasionuar pas Fjales së Zotit punoi si psalt në kishën e Shën Spiridhonit. Në këto vite lexonte shumë literaturë fetare, duke njohur mire edhe gjuhen greke, të re dhe të vjetër, kompletohet për të shërbyer si prift.

U hirotonis në vitet’ 30 nga Hirësia e Tij Imzot Agathangjeli.
Kishte nje zë shumë te bukur, te kumbueshëm dhe melodios, komunikonte lirshëm me besimtarët , te vegjëlve u jepte keshilla dhe porosi te vlefëshme, kurse te mëdhenjve dashuri dhe shprese te Jesu Krishti.
Ishte shume korekt. Sillej shume mire me epitropet, besimtaret, koleget e tij dhe gjithe të tjeret, që e rethonin në punën e perditshme.

Ne vitet’ 60 punoi në Mitropoline e Shenjtë të Beratit, si zevendes , organizonte mbledhjet mujore me klerikët e qytetit, ku shkëmbeheshin mendimet për shërbesat e shenjta, për ceremonitë e ndryshme fetare, për ngjarjet e shenuara te kishes. Mbante korespondence të rregullte me kryesinë e kishave të Shqiperisë.
Papa Milto ishte i dhënë shumë pas leximit të librave kishtarë dhe gjithë kohën e mbushte me leximin e tyre.
Në atë periudhe kohore botohej revista “ Jeta Kristiane” Ai, jo vetem që e lexonte, por edhe shkruante artikuj të ndryshëm. Një vit, -tregon At Vangjel Xoxe,-duke iu pergjigjur shume pyetjeve qe bënte revista lexuesve te vet, Ai fitoi serinë e kësaj reviste për një vit falas.
Papa Milto jetonte së bashku me të vëllane dhe fëmijet e tij. Vetë ai nuk kishte femijë. Nji nip i tij ,te cilin e kishte bërë si djalë tregon: “Nga Ai kishe se cfarë te merrje. Ne bisedat qe zhvillonte gjithmone të hapte horizont.Kishte njohuri te sakta per gjeografinë e shteteve filologjinë dhe letersinë. Ishte demokrat në mendime, besimtar i devotshëm , por jo fanatik.
Sa herë që nënshkruante , vinte shenjën e kryqit: +At Shpirtëror Saqellar Milto Ilia.
Të moshuarit e mbajne mend dhe e kujtojnë . Si para të kremteve të mëdha ose para se të kungoheshin, rrefeheshin tek ai dhe dilnin prej andej të bindur se mëkatet e tyre ia kishte transmetuar vetëm Zotit.

Vitet e fundit të jetës i kaloi në hidherim dhe merzitje. Perjetoi mbylljen e kishave, zhveshjen si klerik. Që nga kjo kohë nuk doli me nga shtepia.
Vdiq i pikelluar nga një sëmundje e pashërueshme, me 1968, në moshën 73- vjecare duke lenë kujtime të pashlyeshme tek të afermit, njerezit e tij dhe tek te gjithe besimtaret orthodhokse të lagjes Gorice, të cileve u sherbeu me perkushtim.

Le të jete ky shkrim një mirenjohje e thelle për te gjithe ata që i kanë shërbyer dhe i shërbejne Kishes sone te Shenjtë.


Kishat e hereshme te Beratit, vlerat arkitektonike historike,shpirterore. Kodiket e famshem

Berati i ka fillimet nga fundi i shekullit të IV para Krishtit.
Ky qytet i lashtë ka mundur të ruaj e të mbroje një numer veprash e doreshkrimesh.
Te tilla jane kodiket e famshem: kodiku i purpurt i Beratit , qe i perket shekullit te VI, quhet keshtu, sepse eshte ne ngjyre vishnje te erret, te cilin te krishteret e kane quajtur “Ungjilli i çudiberes i Shën Gjergjit”
Kodiku i artë, është më i madhi kodik i shenjtë pergamenor me 413 flete ,me kapaket e mbuluar prej argjendi, te lara me flori dhe me shkronja ari te tretura. Ai permban shkrimet e shenjta të Dhjatës se Re, i takon shek te IX. Po aq i rendesishem për nga vlerat fetare dhe lashtesia, është edhe “Ungjilli i Shen Gjonit”, doreshkrim bizantin ne pergamen, me shkronja të mëdha, i cili përmban katër pjesët e Ungjillit te Shenjtë.
Këto vepra te shenjta mbijetuan ne sajë te njerezve shpresetarë e patriote te kishes sone.

Atdheu yne gjithmone ka qenë ne fokusin e pushtimeve nga armiq te ndryshëm.
Luftrat e panumerta sillnin gjithnjë me vete përndjekje e shkatërime si dhe grabitjen e vlerave kulturore. Të huajt, herë nen petkun e mikut dhe here nen kercenimin e armeve, u perpoqen t’i grabisnin keto thesare te popullit tone.
E ne te gjtha keto raste , shprestaria e besimtareve orthodhokse ia ka dale per zot duke i ruajtur si driten e syve keto libra te shenjte, ashtu sic ka ruajtur edhe thesaret e tjera qe perbejne identitetin tone kombetare.
Deri ne pushtimin e Shqiperise nga fashistet , Kodiket e Beratit u paraqiteshin besimtareve vetem nje here ne vit, ne te kremten e Shen Joan Pagezorit. Me vone ata, u ruajten ne fshehtesi nga kleri dhe epitropet e kishave te Beratit.

Kodiket e Beratit jane zbuluar shume vone, ne gjysmen e dyte te shekullit te XX.
Zbuluesi i tyre eshte psalti Nasi Papapavli nga lagja Mangalem.
“Beratinus 1 dhe Beratinus 2” jane futur ne regjistrin “ Kujtesa e Botes” si vlera unikale te njerezimit. Ato jane bashke me shume e shume kryevepra boterore qe kane bere njerezimin.

Ne gjysmen e pare , apostujt e Krishtit u shfaqen edhe ne Iliri per te perhapur Fjalen e Zotit.
Apostuli Pavli duke i shkruar bashkesise se Romes nga Korinthi( ne vitet 55-57 pas Krishtit) thote se ai veproi me zell hyjnor, “ Keshtu prej Jeruzalemit e perqark gjer ne Ilirik, kam predikuar Ungjillin e Krishtit,( Rom.15:18-19)”Gjer ne Ilirik tregon se mund te perfshihet edhe Iliriku. Nen driten e vargut qe pason “keshtu jam munduar te predikoj Ungjillin jo aty ku njihej Krishti, qe te mos ndertoj mbi themelin e ndonje tjetri” ( Rom 15:20), kemi te drejte te supozojme se Apostoli Pavli ose nepermjet bashpunetoreve te tij te ngushte, mbolli i pari faren e Ungjillit edhe ne zonen gjeografike te Shqiperise dhe konkretisht ne Apolloni edhe ne Antipatrean tone.

Ne periudha te ndryshme historike, ndertimi i objekteve te kultit, i kishave dhe manastireve , ka pasur kurben e vete, ne varesi te zhvillimit ekonomiko –shoqeror si dhe te pushtuesve te huaj qe dyndeshin ne rrebeshin e kohrave.

Ne fillimet e periudhes pasbizantine ruhet ende tipi i vecante i basilikes se Shen Kollit, ne Perondi.Kryesisht ne kete periudhe permendet nje tip i ri kishe ne forme kryqi te brendashkruar ne kupole. I kushtohet kujdes pjeses se jashtme te kishes (kupole, dekoracione ne kornizat e dritareve, kombinime te tulles dhe gurit)
Karakteristike per kete periudhe eshte E tereshenjta e Vllahernes, ne lagjen Kala, e restahuruar ne shekullin e XVI dhe kisha e Shen Triadhes (Trinise se Shenjte).

Ne shekullin e XVII ndertohen me shume kisha, me arkitekture dekoracioni te permiresuar.
Rendesi i jepet ambienteve te brendeshme, ndersa nga jashte ndertesa mbetet e thjeshte, qe te mos provokoje pushtuesit qe kishin tjeter besim.
Ne kete shekull kemi nje zhvillim ekonomiko- shoqeror. Ne qytet dhe ne fshatra kishat jane ndertuar ne menyre te tille qe perzihen arkitektualisht me shtepite. Te kesaj periudhe jane shumica e kishave ne qytetin tone.

Vetem ne kalane e qytetit numeroheshin 40 kisha e vende te shenjta,kisha te shumta ka pasur edhe ne lagje te tjera ne fshatra perreth dhe ne largesi.
Midis shume kishave , per vlera te medha fetare, artistike, kulturore dhe historike permendim kishen e Shen Mari Vllahernes dhe ajo e Shen Triadhes jane te dyja te shekullit te XI.

E para eshte ne gjendje te mire brenda, e pikturuar e tera, me ngjarje nga te Dhjates se Re dhe me ikonostas te pasur , ku te bie ne sy ikona e Joan Pagezorit , te veshur me gunen tradicionale te bariut shpirteror.

E dyta , edhe ajo pak a shume ne gjenje te mire, eshte e pikturuar e gjitha.Dy ikona qe jane nenportikun ruhen dhe jane mjafte shprehese.
Ne kala ka edhe mjafte kisha te tjera, me te reja si :Shen Sofia , Shen Evangjelistra , Shen Kostandini dhe Shen Elena, Shen Todhri, Shen Gjergji etjera.

Por me e madhja dhe me e bukura ne Kala eshte Katedralja e Shen Marise, e ndertuar e re sipas nje shenimi mbi deren e kishes, nga viti 1797.Eshte me e madhja nga te gjtha kishat e dioqezes dhe shquhet per bukurine e ndertimit, per afresket dhe ikonat, por sidomos per ikonostasin qe te cudit kur e shikon, dallohet kjo kishe edhe per fronin episkopal me punimet artistike te gdhendura ne dru.Ikonostasi i kesaj kishe gjendet ne Muzeun mesjetar, ne Korce. Korniza eshte punuar ne dru, kurse ikonat pjeserisht ne metale te cmuara.Eshte veper e gjysmes se shekullit te XVII nga mjeshter Dhimitri.Permasat e saj jane 11.5x5.1m.

E vecante per nga ndertimi, mes shkembinjeve ne shpella, perball lagjes “Gorice”, ne anen e lumit Osum , eshte kisha e Shen Mihillit, me stil te paster bizantin, i perket shekillit te X- XI. Eshte e pikturuar perbrenda, por afreskat , nga shkaku i kohes nuk duken edhe aq qarte.Ikonostasi i kesaj kishe eshte punuar me gdhendje ne ditet tona, me madhesi dhe bukuri te rralle nga besimtare dhe mjeshter i talentuar i punimit te drurit, nga lagja Mangalem

Poshte kesaj kishe, buze rruges kryesore, ka qene nje kishe e madhe, ajo e Shen Merise, djegur disa here dhe se fundi, ne kohen e Luftes italo- greke prishet, duke mbetur vetem nje rrip i ngushte, ne forme tuneli, por shume e vizituar nga besimtaret e qytetit dhe nga vizitore vendas dhe te huaj.
Ne kete kishe ka qendruar lipsani i Shen Nikodhimit, sa kohe qe kjo faltore u sherbente banoreve te lagjes, por me vone, pas djegies dhe shkaterrimit, u vendos ne kishen e Shen Mehillit.

Kisha te tjera dhe me vlera te medhe fetare, historike, arkitektonike sa keto qe u permendem me siper , jane dhe ato te fshatrave: Sinje, Perondi, Mbreshtan, Kozare, Drobonik, Vodice e tjera.

Kalaja e Beratit , kishat e saj – nje ateljer i vertete mesjetar.
Piktura e Onufrit ne ikonat e kishave

Kishat e Beratit dallohen per pasurine e madhe te vlerave qe mbartin.
Vec doreshkrimeve te tjera vleresohen objektet e shumta fetare kulturore te grumbulluara e te trasheguara ne shekuj. Kjo tradite artistike eshte e bazuar ne doktrinen orthodhokse te krijimtarise njerezore, qe eshte rrenjosur ne dashurine per Perendine, per njeriun dhe boten ne krijim.
Te frymezuar nga kjo doktrine jane ne kishen e Shen Todhrit gjashte afreske te pikturuara nga Onufri, ne te cilat mrekullohesh duke i pare. Ne kishat e Beratit dallohen ikona te vjetera me vlera te medha artistike, si ajo e Shen Marise e pikturuar nga Onufri e te tjera ku dallohet dora e tij, apo e Nikolles, birit te tij.
Kalaja e Beratit edhe pas kaq shekujsh, me kishat e pikturuara, te ngjalle idene e nje atelieri te vertete mesjetar. Ndikimi i piktures beratase, permes vepres se Onufrit dhe pasuesve te tij, ndihet deri ne cerekun e pare te shekullit te XVII.
Duke mos llogaritur ketu pikturen murale te Onufrit, nga krijimtaria ne ikone e ketij piktori te shquar, ne njohim te ruajtura ikonat e ikonostasit te kishes se Vangjelistes dhe ato te ikonostasit te kishes se Shen Mitrit, kurse ato te birit te tij,Nikolles, njohim vetem ikonat e vogla te kishes se Vllahernes .
Piktura e Onufrit lind e zhvillohet ne vazhdim te tradites se artit mesjetar, por talenti i fuqishem i ketij mjeshteri, nen ndikimin e ideve te reja te krijuara nga rrethanat politike te vendit dhe te realizimeve te shkelqyera te artit perendimor te kohes, i ndryshon normat e paradiktuara te piktures se vjeter bizantine dhe fut elemente te jetes se gjalle.
Onufri arrin te krijoje keshtu nje art te vetin me tipare te individualizuara, nje art te pershkruar prej nje fryme realiste, me realizime qe nga ana artistike arrijne maja te larta me interes te vecante.
Ne te gjithe vepren e Onufrit , por sidomos ne ikonat , ku ngjyrat ruhen te fresketa edhe sot, Piktori shquhet si mjeshter i dalluar i ngjyrave, te ngrohta dhe transparente, ne mjafte raste edhe me tone te fuqishme , tingelluese dhe te kombinuara me harmoni.
Perdorimi i kontrasit , drite- hijet ne skenat e ikonave te Onufrit jane nje elemnet i ri qe deshmon per prirjen realiste te vepres se ketij artisti.
Trajtimi i figurave ne ikonat e Piktorit te madh me mimike e levizje te gjalle, me shprehje te fuqishme shpirterore dhe me tinguj te fuqishem te ngjyrave , ndoshta ne nje fare mase reflekton gjendjen shpirterore te artistit te formuar nen ndikimin e shqetesimit te madh te te gjithe popullit, qe duke filluar nga mesi i shekullit te XV iu nenshtrua nje gjendjeje roberie te rende, shkaterimtare e te pameshireshme
Stili artistik i Onufrit me persosjen e tij te larte, influencoi thellesisht dhe u ndoq nga te gjithe piktoret qe erdhen me pas, nga biri i tij e te tjeret.
Gjate shekullit te XVII, ikonografet shqipetare me krijimtarine e tyre artistike stolisin asamble ikonash, nje shumice te rendesishme monumentesh ne Shqiperine e Jugut, si edhe ne Berat.
Te tilla jane ikonat dhe skenat murale , qe stolisin kishat edhe ne shekujt e mevonshem. Nga mbishkrimet autografe qe ruhen ne keto ikona, jane veprat e autoreve: David Selenica, Kostandin Shpataraku, Kostandin e Athanas Zografi me bijte dhe niprat e tyre, Nikolla Guga me origjine nga fshatrat e Myzeqese, etj.
Ne krahasim me ikonat e shekujve te meparshem, ato te shekujve te XVIII paraqesin nje teknike me te nderlikuar.
Ne to nuk verehet me linja grafike dhe simetria bizantine. Figurat e tyre trajtohen ne vizatime me reale, portretet modelohen me me shume plastike. Ambienti arkitektonik ne skene paraqitet i modeluar,ne te nuk hasen me prespektiva e kundert dhe shumohen elementet etnografike.
Ne kishat e Beratit gjen edhe vlera te tjera te medha, si dhe orendi te shumta te kultit fetar Orthodhoks, te punuar me mjeshteri nga artistet vendas.
Permendim Kryqin e Kishes se Mbreshtanit, qe mban daten 1766, kapak ungjijsh te vitit 1729, punuar prej Filip Athanasit nga Voskopoja, Kryqi i Shen Spiridhonit qe daton 1630, mbi ikonostas,elbezet (shashtekraheshe) ne Shen Spiridhonit , dy elbeza ne kishen e Profitit Ilia,nje kryq i gdhendur ne gur, ne kishen e Shen Argjerit e te tjera.
Ne thjeshtesine dhe bukurine e ketyre veprave ruhen tiparet karakteristike kombetare dhe traditat e pasura kulturore, te trasheguara brez pas brezi.
Por shembullin me te shkelqyer te artit dhe te qendestarise e perfaqeson Epitafi i Gllavenices, nje veper unikale, te cilen e zoteronte katedralja e Kalase se Beratit.
Epitafi i Gllabenices eshte nje veper artistike mahnitese. Mbi nje cope liri e perforcuar nga poshte ne dimensione (1.25 x 0.85cm). te qendisur ne ar dhe argjend duke pasur Krishtin te kurorezuar ne gjemba, ne mes dhe perqark nje tropar nga te kishes. Eshte punim i vitit 1373 nga Gjergj Arianiti dhe Kristo Gllavasi.
Ky epitaf u ruajt ne Katedralen e Kalase brez pas brezi prej besimtareve orthodhokse me besim dhe adhurim te madh.
Epitafi qendronte ne tryezen e shenjte, ne hierore dhe nxirrej njehere ne vit, diten e Premte , te Javes se Madhe.
Besimtaret e shumte qe mbushnin kishen, i faleshin dhe kapercenin nga poshte tri here.Kjo pasuri e vecante e Kishes sone, si perfaqesuese e artit tone mesjetare, gjendet sot ne Muzeun Historik Kombetare, ne Tirane.
Interes paraqet edhe epitafi i Shen Spiridhonit ne lagjen Gorice.Ka dimensionet 90 x 40cm, eshte epitafi origjinal i kesaj kishe , qe nga krijimi i saj. Punimi eshte bere ne fije ari, ne qender eshte Krishti i shtrire, qe rethohet nga Shen Maria, Shen Josifi, Shen Gjergji dhe te tjere . Copa eshte e veshur me kadife ngjyre te purpert.Nje epitaf i tille, eshte edhe ne kishen e Ungjillizimit ne Kala (Vangjelistra)
Nje e vecante dhe me vlera historike jane edhe dy kembanat e Shen Spiridhonit, te cilat jane po aq te vjetra sa edhe vete kisha.

Veprimtaria e Shen Nikodhimit dhe Shen Kozmait ne Berat.
Martirizimi i tyre per perhapjen e Fjales se Shenjte

Gjate pushtimit osman shume te krishtere i rezistuan me guxim presionit te fuqishem islamizues.
Besimtaret e krishtere beratas shembullin me te larte te qendreses dhe te besnikerise orthodhokse deri ne flijim , e perjetuan te figura e ndritur e Shen Nikodhimit.
Nikodhim Dedo, i lindur ne Vithkuq te Korces, u vendos dhe punoi gjthe jeten ne Berat, aty nga fundi i shekullit te XVII deri ne fillim te shekullit te XVIII.
Predikoi Fjalen e Shenjte duke u bere mbrojtes i zjarrte i besimit kristian. Zyrtaret osmane te qytetit e kapen , e torturuan dhe e burgosen.Fjalet e tij te fundit ishin :”Krishti eshte Biri i Shenjte i Perendise, Perendi i vertete prej Perndie te vertete dhe nga kjo s’kam per te hequr dore kurre, sa te vdes, per kete jam i patundur.”
Pas martirizimit , me 10 korrik 1709 , shpirti i tij u ngjit lart ne qiell me kuroren e martirit, ndersa trupin e moren besimtaret dhe e varrosen ne kishen e Shen Marise, ne Mangalem, ku me Hirin e Perendise u be strehe e shpreses, besimit per sherimin e semundjeve.
Dihet se pas prishjes se kishes dhe viteve antikrisht,lipsani i shenjte nuk dihet ku perfundoi.
Shpetoi vetem lipsani i kafkes,fale kujdesit , perkushtimit ndaj fese te psaltit dhe epitropit per me shume se 25 vjet, zotit Ilia Koci.
Ajo u ruajt si gjeja me e shtrenjte dhe e shenjte ne familjen e tyre,ashtu sic e konsiderojne si shenjtorin e familjeve te tyre te gjithe mangalemasit.
Ne Beratin e Kodikeve, vater e beses se krishterimit, kremtohet cdo 10 korrik Shen Nikidhimi,deshmori i ri ne kishen tone, model dhe simbol i mbrojtjes se orthodhoksise.
Ne Liturgjine Hyjnore qe u be ne kishen e Shen Mehillit, Mitropoliti i Beratit Imzot Ignati e quajti Shen Nikodhimin: “Nje lule te krishterimit. Ai dallohet nga lulet e beharit, sepse celi ne dimer dhe i rezistoi stines qe deshi te thante;Ai mbeti symbol i beses se Krishterimit.”
Jo vetem ne cdo 10 korrik , kur eshte dita e Shenjtit, vjen ne kishe duke u shoqeruar me sherbesen perkatese, por edhe sa here kerkohet nga besimtar e grupe besimtaresh per t’ju lutur e perulur shenjterise se Tij.
Nga fshati Vithkuq , vendlindja e Martirit te Shenje, kane ardhur besimtare per te nderuar kujtimin e tij duke u pergjunjur para lipsanit. Peligrine ne grupe kane ardhur edhe nga qyteti i Korces, Tiranes, Lushnjes, Fierit e Vlores.
Ne vitet 1770, ne Berat ka jetuar Shen Kozmai, qe konsiderohet si i barabarte me Apostujt. Ishte nga Aetilia.Ai u be murg dhe jetoi ne Malin Athos per shume vite. Studioi retorike ne Kostandinopoje dhe mori bekimin nga Patriku Serafin qe te shkonte dhe predikonte Ungjillin.
Predikoi ne Maqedoni, Serbi,Shqiperi e Greqi dhe ndertoi shkolla.
Per ta degjuar nuk vinin vetem te krishteret, por edhe shume muslimane.
Njihej si njeri shume i shenjte.Gjithmone kerkonte bekimin e peshkopit orthodhoks local perpara se te predikonte ne ate zone ose te autoriteteve turke. Predikimet e tij ishin kunder praktikave te pandershme ne biznes dhe keto zgjuan zemerimin e tregtareve. Ata e akuzuan pa te drejte tek autoritetet turke. Ata e mbyten dhe ia hodhen trupin ne lume. Kjo ndodhi me 24 gusht 1779, kur ishte 65 vjec.
Ne afersi te vendit ku u gjet trupi i murgut Kozma, per ta kujtuar u ndertua manastiri prane kishes se Shen Marise, ne fshatin Kolkondas, rreth 10 km larg nga Fieri.Ky murg ishte miku i Ali Pashe Tepelenes dhe u vra nga njerezit e Ahmet Kurt Pashes se Beratit, kur po kthehej nga predikimet qe kish bere ne Myzeqe.
Pas vrasjes Ai i quajt nga te krishteret:Deshmore i Krishterimit dhe u mbiquajt Shen Kozma.
Shen Kozmai, ne ate kohe te eger dhe te erret,pervec keshillave fetare, popullit i jepte edhe keshilla njerezore dhe rekomandonte celjen e shkollave.
Data e ardhjes se murgut Kozma ne Berat provohet me sakte nga nje shenim ne nje liber fetar te kishes se Shen Gjergjit te kalase se Beratit, ku thuhet:1777, muaji gusht ,22 dite e marte, erdhi asketi dhe na predikoi tri dite , I quajtur Kozma hieromonahu.
Aty nga fundi I shekullit te XVIII shtypjet dhe replesaljet e qevetitereve turq kunder te krishtereve kishin bere qe krahina te tera te nderronin fene. Per t’i bere balle kesaj gjendjeje veproi ne Shqiperine e jugut murgu Kozma .

Ngjarje te rendesishme ne jeten e Kishes Orthodhokse Shqiptare
Gjate shekullit te XVIII dhe XIX u bene perpjekje zerioze per perkthimin ne shqip te Shkrimit te Shenjte. I pari qe permendet eshte hieromonaku Grigor Kostandinidhi (mitropoit i Durresit), i cili perkthehu Dhjaten e Vjeter e te Re me germa te nje alfabeti shqip qe kishte shpikur vete.Fatkeqesisht , ky perkthim humbi.Ne shekullin e XIX Grigor Gjirokastriti (episkop) botoi nje perkthim te Dhjetes se Re ne shqip, me germa greke.Me vone dolen perkthimet e Kostandin Kiristoforidhit, ne greqisht (1869)dhe ne toskerisht me (1879) fillimisht ne germa greke.
Kryeprifterinj te shquar ne kete periudhe ishin mitropolite te Durresit, Grigor Kristandinidhi, Voskopojari dhe Krisanthi, nje nga shpikesit e metodes se re te muzikes bizantine kishtare , Joakimi , mitropolit i Beratit nga Opari e te tjere.
Me krijimin e shtetit shqipetar , ne vitin 1912, fillon nje faze e re per Kishen Ortodokse.
Me arritjen e pavarsise politike u shtua me ngulm kerkesa e pavaresise se te gjitha komuniteteve fetare nga qendrat qe ndodheshin ne shtetet e tjera.
Rol vendimtare luajti diaspora shqiptare ne Amerike dhe ne Europe, me shoqatat e tyre te ndryshme, si psh, shoqata “Drita” , e themeluar ne Bukuresht, ne vitin 1886.
Vecanerisht e rendesishme ishte veprimtaria e Fan Nolit, i cili perktheu shume tekste fetare ne shqip, duke ngulmuar qe keto te perdoreshin ne adhurim ,me pas ai zuri vend drejtues, fillimisht ne Kishe, si metropolit i Durresit dhe me pas ne Shtetin Shqiptare, si minister i jashtem dhe kryeminister, me vitin 1924.
Kisha Ortodokse e Shqiperise u shpall autoqefale fillimisht nga Kongresi i Beratit, me 10-12 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila edhe e kishte shtyre ate qe te zhvillohej.
Ne kongres moren pjese 33 delegate, te cilet perfaqesonin gjithe kishat orthodhokse te Shqiperise.
Ky kongres i zhvilloi punimet nen kryesine e priftit patriot St.At Josif Qirici, nga Korca.Mledhja u zhvillua ne shkollen e lagjes”Mangalem”
Thirrja e kongresit ne Berat ishte kuptimplote. Berati ishte qender e Orthodhoksise shqiptare dhe e kultures kristiane ortodokse. Qyteti i Beratit dhe besimtaret e tij kane ditur t’i cmojne,t’i vlersojne dhe t’i ruajne virtytet e krishterimit.
Shpallja e Autoqefalise dhe zhvillimi i meshes ne gjuhen shqipe u prit me entuziazem dhe u pershendet nga i gjithe populli shqiptar.
Kongresi vendosi statusin e pare te Kishes dhe zgjodhi keshillin e larte me kryetar At Vasil Marko.
Ky keshill perbehej nga kater klerike dhe kater laike,midis te cileve nga Berati ishte Hiresia e Tij Kristofor Kissi dhe Toli Arapi.
Me perpjekje e vazhdueshme u desh viti 1937, kur Patriarkana miratoi njohjen e Autoqefalise se Kishes Orthodhokse Shqiptare. Dhe emeroi me 24 maj 1973, Kryepishkop te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise , klerikun e larte beratas, Kristofor Kissin, i cili me perpara mbante titullin e Mitropolitit te Mitropolise se Shenjte te Beratit ,Vlores ,Kanines dhe gjithe Myzeqese.
Me 1929 mitropolit i Beratit u emerua Hiresia e Tij Agathangjel Comce nga Korca , ndersa ne vitin 1941 detyra e mitropolitit iu ngarkua Hiresise se tij Visarion Xhuvani.
Pas organizimit te Kishes Autoqefale te Shqiperise, me vitin 1944, ne dioqezen e Beratit u fronezua Hiresia e Tij Qirill Noslazi , kurse ne vitin 1964, kjo detyre i kaloi Hiresise se Tij Imzot Spiro Papes nga Paftali i Beratit.
Me vendosjen e pushtetit totalitar ne Shqiperi, besimi fetare u godit rende. Kisha njohu ditet me te erreta dhe me te veshtira ne historine e saj shumeshekullore, sidomos kjo gjendje u be me e rende pas vitit 1967,kur u ligjerua mbyllja e te gjitha objekteve te kultit dhe mosushtrimi i veprimtarise se tyre.
Si kudo edhe ne Berat, kishat u mbyllen dhe shumica e tyre u shkateruan qe nga themelet sic ndodhi me kishen e Shen Mitrit, ne qender te qytetit tone .
Nje pjese e mire e kishave u kthyen ne magazina per ndermarrjet, stalla bagetish, disa te tjera u perdoren si salla kulturore dhe sporti.
U prishen mjafte vepra arti afresket, fronat episkopale dhe u grabiten ikona, ikonostase dhe gdhendje ne gure e dru.U zhguken shume libra revista broshura me vlera te medha te medha historike, kulturore te paperseritshme dhe u rembyen pasurira :toka , ullinj, dhe orendi te cmuara te kishave.
Me fitoren e demokracise pas viteve 90’ nje ere e re erdhi edhe per kishat tona, edhe per besimtaret orthodhokse, ne teresi. Ndryshimi erdhi ngadale, por nga viti ne vit liria fetare po mere dimensionet e humbura , po fiton permasa te reja dhe po jeton ne gjirin e shoqerise demokratike shqiptare duke u zgjeruar dhe u thelluar, me kisha te rindertuara, me kisha te reja , me klerike te pergatitur teologjikisht dhe profesionalisht, per sherbesat fetare, duke u bere keshtu, nje organizem i gjalle brenda organizmit te madh, te Shtetit Demokratik shqiptare.
Kishat e para qe u hapen pas asaj periudhe totalitarizmi ishte kisha e Shen Spiridhonit, e cila u meshua nga At Vangjel Xoxe, me rastin e dites se shenjtit qe mbane emrin, 12 dhjetor 1990.
Mesha u dha perpara shume e shume banoreve te lagjes dhe te qytetit. Ishte nje rizgjim shpirteror i permasave te jashtezakoneshme.
Ne kishen e Shen Spiridhonit, me 18 Korik 1998, u be edhe fronezimi i mitropolitit te Beratit dhe dioqezes se Tij, Hiresise se Tij
Imzot Ignatit, ne pranine e qindra banoreve te qytetit.
Harta e vendosjes se kishave ne qytetin e Beratit dhe ne fshatrat qe ky perfshin, eshte e shperndare sipas historise, dendesise se popullsise dhe traditave fetare.

Kishat e qytetit te Beratit, historik i shkurter.
Objekte te rendesishme neper kisha, besimtare te perkeshtuar per te sherbyer ne forcimit e besimit kristian

Lagja e Gorices ka pasur dhe ka si kishe qendrore Shen Spiridhonin, e ndertuar sipas mbishkrimit ne hyrje te saj, ne vitin 1864.
Mbi deren e hyrjes se kesaj kishe , gjendet i shkruar ne greqisht ky citim i nxjerre nga Ungjilli sipas Johanit: “Ate qe do te hyje tek une , nuk do ta nxjere jashte”
Kjo eshte kishe e madhe, zbukuruar me afreske e ikona dhe ikonostasin .
Kisha ka dy kate, mjediset e pagezimit, kambanare te larte dhe stren, ku rruhen eshtrat e te pareve tane.
Kambanate e kesaj kishe nxjerin nje ze te kumbueshem e shume melodioz , qe degjohet edhe ne lagje te tjera te qytetit.
Banoret e kesaj lagjeje kujtojne kishtarin Petro Oco, qe sa here i binte , ne menyren e vet, detyronte njerezit te benin kryq, kudo qe ndodheshin, te ngadalsonin hapat, te masnin kohen; ra kambana e pare, eshte ora 8, s’ka rene kambana e trete , ska shkuar ora 9.
Ne duart e tij kambanat shtonin optimizmin per jeten, therrisnin dhe shtonin gezimin. Ne rastet, kur percillnin ne banesen e fundit banore te lagjes, ose ne dite te shenuara te kalendarit orthodhoks, te dielen ose te premten e madhe, ato binin perzishem dhe te detyronin, kur i degjoje, te nxitoje hapat per te shkuar ne kishe, per te perjetuar vdekjen e Krishtit, per te kenduar se bashku vajtimet ne kishe dhe rretheqark lagjes, ku shkonte epitafi.
Ne mjediset e jashteme te kishes eshte perkujtuar nder vite ngallja e Krishtit (Anastasi). Ndizen qirinjte nga te gjithe, nen tingujt melodios te troparit te shenjte:


“Eni merrni drite
Prej drite qe nuk perendone
Dhe lavderoni Zotin
Qe u ngjalle se vdekuri.”

Trokiten vezete e kuqe te Pashkes dhe me mbarimin e meshes ,”Drite e Botes” cohet ne cdo shtepi. Ngazellimi per ngjalljen e Krishtit pushton cdo familje , cdo besimtar dhe behet pershendetja kryesore: -Krishti u ngjall Me te vertete u ngjalle, duke zevendesuar pershendetjet e zakondeshme miremengjes, mirembrema, per 40 dite.
Nje ceremonie e tille zhvillohet ne cdo kishe.
Nje ngjarje tjeter e shenuar ne kalendarin kishtare orthodhoks eshte edhe Ujte e Bekuar, qe festohet cdo 7 janare.
Lagja e Gorices ka te vecanten e saj duke pasur lumen afer.Pas liturgjise hyjnore qe zhvillohet ne kishen e Shen Spiridhonit, vargu i gjate i besimtareve me ne krye kleriket dhe psalsit, nen tingujt e vazhdueshem te kambanave dhe duke kenduar kenget e kesaj dite te shenuar, ne perkujtim te pagezimite te Jesu Krishtit i drejtohen ures.

Ne Eniordhan,
kur u pagezove
Ti, O Zot
Falja e Trinise u shfaqe……………..

Banore te shumte te qytetit, te fshatrave per rreth dhe te ardhur nga Ura vajgurore dhe Kucova, rrethojne uren , bregun e lumit dhe rrugen kryesore per te pare hedhjen e Kryqit ne ujrat e Osumit kurse ne lume jane hedhur djemuria per te kapur Kryqin e Shenjte.
Turma e madhe shperndahet pas kesaj ceremonie duke mbushur nga nje shishe uje te bekuar per te pasur ne shtepi , per te sperkatur shtepine dhe njerezit e saj ne raste semundjesh dhe ditesh te shenuara , si simbol i miresise dhe bekimit, symbol i beses dhe i shpreset ndaj Zotit tone, Jesu Krisht.
Ne kishen e Shen Spiridhonit kane predikuar Fjalen e Shenjte mitropolite te kesaj dioqeze, mbas leximit te Ungjillit, dallohet vecanerisht Imzot Ignati, qe cdo meshim e shoqeron me fjale qe besimtaret ta kuptojne Fjalen e Zotit e ta misherojne ne jeten e perditeshme e krishtere.
Mbahet mend nga besimtaret dhe teologu Dhimiter Permeti, qe pasi mbaronte Ungjilli se lexuari nga prifti ne shkalloren e larte, i qete , me hapa te ngadalshme drejtohej bazamentit te shkallores, perballe fronit episkopal, me pellembet e duarve te lidhura.Kuptimin filozofik, teologjik te pjeses e zberthente ne fjale te thjeshta,te zgjedhura.Per te qene me afer degjuesve , perdorte sinonime te shumta, e lehtesonte paravoline e nxirrte mesime dhe keshilla per te gjithe moshat.
Ne kete kishe kane sherbyer nder vite Papa Zhara, At Kozma Gaxho, At Grigor Qyrana, At Milto Ilia, At Vangjel Xoxe dhe vazhdon At Petraq Simsia, qe ka mbaruar Akademine Teologjike.
Nga mjedisi fetar i Gorices, jane shuguar shume prifterinj qe sot jane shperndare ne te gjithe vendin.
Nder banoret e kesaj lagjeje ne vite qe jane kujdesur per rritjen e forcimin e besimit, per shendoshjen e Kishes permendim psaltit: Tod Patuti (Buhuri), Jan Kolovani, Lip Filipi(Haxhiani), Edmond Filipi, Pec Musha, kujdestaret: Nikollaq Haxho, Nikollaq Ndrio, Gaq Angjeliu, Vangjel Xhamo, Vangjel Buda, Zoi Samarxhiu, Gor Buhuri, Fon Naco, Tod Kumati, Lil Karabina, Jorgji Naco, Piro Angjeliu, Lik Angjeliu, Gaq Pjetri, Maj Qana, Koc Samarxhiu, Luc Zakaria, Llamb Bendi, Andrea Zakaria, Petraq Zhara, Mike Pacuke e te tjere.
Keta kujdestare si edhe te kishave te tjera zgjidheshin ne menyre vullnetare dhe shume demokratike ne mbledhjet vjetore, ne mjediset e jashteme te cdo kishe.
Sigurisht edhe Keshilli i kishave, kryesia, ose Dhimogjerondia, ne kete menyre zgjidhej. Kur mbaronte viti nderoheshin kujdestaret dhe antaret e keshillit.
Cdo i zgjedur e quante ne rradhe te pare detyrim, por edhe nderim, respekt qe i behesh nga komuniteti orthodhoks i lagjes.
Lagja e Gorices, ka edhe kishen e Shen Thomait, ndertuar vone, ne fundin e viteve 30’ nisur nga nje enderr qe pa nje grua e moshuar e familjes Semini.
Kisha u ndertua me ndihmen e besimtareve orthodhokse beratas e te rretheve fqinj.
Mitropolia e Beratit krijoi nje grup pune qe merrej me mbledhjen e ndihmave, ndertimin, pajsjen dhe regullimin e kishes se re, nen kryesine e besimtarit te lagjes Kozma Manestra.
Ne kete lagje , ne anen e prapme te Shen Spiridhonit, eshte kisha e Shen Anastasit,ne te cilin cdo 22 janar, sipas kalendarit Orthodhoks behet ajazem dhe paraklise.
Gorica administronte edhe kishen e Shen Kollit, ne Palikesht si dhe ate te Shen Mitrit ne Drobonik.
Shen Kolli i Palikeshtit ka qene manastir, me toka te shumta, dhoma per te pushuar si dhe nje burim uji, qe edhe pse kane kaluar shume kohe nga prishja e kishes, burimi eshte akoma me uje lajthie.
Kisha eshte djegur dy here gjate luftrave dhe eshte rindertuar, por tani jane vetem renojat.
Kisha meshohej sa here besimtaret perkujtonin shenjtin, ose familje te ndryshme kalonin dite lutje dhe falje. Eshte kujdesur shume per kete kishe Gaq Minga (Gajda), Gaq Angjeliu, Nikollaq Ndrio, Zoi Kolani e te tjere.
Kisha e Shen Mitrit, ne Drobonik, eshte 5 km larg, ne jug te qytetit tone.
Eshte ndertuar mbi themelet e nje kishe me te madhe , qe i takonte shekullit te XVII.
Kisha ekzistuese eshte ndertuar rreth viteve 1744.Prane kesaj ka patur edhe nje ndertese dykateshe, e cila ishte shkolle dhe me vone u perdore per sistemimin e besimtareve qe vinin nga larg. Ka pasur oborr te madh mbi te cilin ngrihej kembanorja me tre kryqe te medhenj betoni si dhe kembanat e medha te prodhuara ne Boston te Amerikes, te dhuruara nga besimtari beratas Jorgji Vjeshta.
Ne kishe ka meshuar At Kozma Canie dhe eshte kujdesur familja Bojaxhiu, Niko e Thimi Bojaxhiu.
Ne periudhen e monizmit Kisha u shkaterrua, dhe iu moren te gjitha vlerat e pallogariteshme, nga ikonat e gdhendura me mjeshteri ,ikonat e veshura me argjend dhe te gjitha pronat e saj.
Diten e Shenjtit, 26 tetor te cdo viti, kisha frekuentohet nga besimtare te shumte.
(Le te sherbejne keto rradhe jo thjesht si historik, por edhe kujdes per Mitropoline dhe besimtaret per rindertimin e saj).
Lagja Mangalem ka pasur kishe qendrore Shen Marine, e cila ka qene e madhe, me dy kate dhe kembaneri, eshte djegur dy here dhe shkaterruar. Kane sherbyher ne kete lagje At Ilia Therecka, At Stefan Zoto.Jane kujdesur per kishat: Ilia Koci, Kozma Gajda,Nas Papapavli, Kic Guxhumana, Llamb Guxhumane te cilet edhe kane psalur.
Mbi kete kishe, ne faqen shkembore, ne lartesi 300 m nga rruga automobilistike eshte kisha e Shen Mihillit, ngjitur me te ne nje guve shkembore eshte kisha e Shen Kostandinit dhe Shen Elenes, si dhe kisha e Fotos ose Shen Fotinia. Ne kishat e kesaj lagjeje ka psalur Xha Gridhi, i perkushtuar Fjales se Shenjte, me pamje asketi, ne krah mbante trasten e librave te kishes, predikonte pa u lodhur ne grumbuj njerezish dhe individe te ndryshem.
Lagja e Perroit, komuniteti orthodhoks i kesaj lagjeje, eshte falur dhe falet edhe ne ditet tona, ne kishen e Shen Ndelliut. Ne kete kishe kane sherbyer: At Vangjel Zilexhiu, At Dhimiter Stajko, At Kostandin Arberi.
Jane kujdesur dhe kane psalur besimtaret: VangjelAvrami,NasiMishaxhiu,Lluke Mishaxhiu, Kostaq Xhokaxhiu, Pandi Beci, Gaq Ikonomi, Tol Thana (Myzeqari), Zoi Bakalli, Niko Mile, Nasi Marini, Vasil Prendi.
Prane kesaj kishe kane qene varrezat e disa lagjeve si Kala ,Perua, Mangalem, Gorice.
Eshte karakteristike per kete kishe se pervec besimtareve orthodhoks frekuhentohej dhe frekuentohet edhe nga besimtare te besimeve te tjera, sidomos diten e 20 korrikut, kur perkujtohet Profiti Ilia, gedhihet nata me besim e Shprese te Shenjti.
Ne kete kishe eshte bere tradite shuarja e qirinjve te Pashkes pas 40 diteve, Shen Alipsi.Ketu vijne besimtare nga te gjitha lagjet ne kete dite te shenuar. Pas ceremonis qe zhvillohet, pjesemarresit shperndahen neper mjediset e jashtme, ne ullishte, trokasin per te fundit here vezet e kuqe, qe nga nga fillimi i Pashkes dhe shuajne qirinjte qe jane mbajtur ndezur qysh diten e pare te Pashkes.Drita e tyre ka shoqeruar,drekat, darkat lutjet e kesaj periudhe.Kjo dite e shenuar kthehet ne nje piknik, sepse afersisht bie ne fillmet e stines se veres,qe lulet, bari dhe pemet, kane lulezuar ane e mbane.
Lagja Vakef ka pasur kishe qendrore Shen Mitrin, ndertuar ne mesin e shek te XIX, kishe e madhe me shume anekse , kembaneri dhe mafil,por qe u prish ne periudhen e monizmit qe nga themelet.
Ne afersi te territorit qe dispononte kjo kishe , po ndertohet kisha e re , me disa kupola dritare me harqe dhe disa mjedise per sherbimin kishter.
Kjo do te jete edhe katedralja e qytetit, qe merr rrendesi te vecante per vendendodhjen, ne qender te qytetit, madhesine e saj dhe ne afersi te agjensise se autobuseve urban e interurban.
Ne kishen e kesaj lagjeje kane sherbyer :At Ilia Xoxe, At Spiro Papa dhe jane kujdesur: Mihal Stajko,Vasil Kushi,Spiro Papaj, Miltjadh Kushi.
Kjo Lagje ka dhe kishen e Shen Thanasit,mbi kodrat e qytetit, veshur me ullinj, falet diten e Shenjtit, me 18 janar.Eshte rindertuar nga familja Lole.
Ka qene ne te dale te lagjes ne Kondas, Shen Kostandini dhe Shen Elena, ecila eshte prishur me kalimin e viteve.
Komuniteti orthodhoks i Vakefit eshte kujdesur edhe per kishen e Marise dhe ate te Harallambit, ne Vodice 6Km larg qytetit , ne krah te majte te rruges qe shkon per ne Skrapar. Keto jane dy kisha te vogla, me nje cati te perbashket, pjese te nje manastiri me dhoma , uje te pijshem dhe mjedise te tjera per shlodhje, ku besimtaret kalonin dite lutjeje dhe falje.
Jane kujdesur per keto kisha familja Koci Stajko, Koxhaku,Garuli………….
Ne kishe ka qene afirosur nje grua qe njihej me emrin Zoge e Vodices, e cila kujdesej per pastrimin e mirembajtjen e mjediseve te kishes.
Lagja “Kala” qe mbarte me vete historine e lashte te qytetit, por edhe te kombit shqiptar , eshte edhe lagja e kishave te shumta, ku gershetohet historia shume e hereshme , me ato te koheve te vona.
Ketu gjeime te pasqyruar ne arkitekture, picture, gdhendje, qendisje, gjuhe dhe letersi periudhat parabizantine me ate bizantine. Edhe pse kane kaluar mijera vjet vizitori i sotem i shikon te plota, ne mos fragmente, keto periudha historike, levizjet, objektet, stilet,personazhet dhe mbushet me njohuri te sakta shkencore.
Ne keto kisha kane sherbyer klerike te shumete: At Papapavli, Papa Anastasi, At Dheothor Hehimi, At Theohar Brisku, At Mihal Heqimi eshte degjuar zeri ne sherbesat e Shenjta i Petro Kocimares, Nas Papapavlit, Minella Heqimit, Sif Nushit, Nas Dyshnikut, Sotiraq Tapise, Kozma Shytit, Mitaq Lapardhase, jane kujdesur per kishat: Kol Kote, Thimi Droboniku, Staver Mbreshtanaku, Vangjel Capi, Mak Vevecka, Gori Pjetri ,Dude Haxhistasa, Lil Salepi,Fan Xali, Koco Nova, Jan Picinane,Kostandin Tapia, Taq Cylaku, Tol Heqimi, Jan Shkarpa,Vangjel Haxhistasa, Dude Papajorgji e te tjere.

Kishat ne periferi te qytetit

Ne Perendim te qytetit te Beratit eshte krahina e Shpiragut, ku objektet e kultit te krishtere orthodhoks jane te shumta.
Ne fshatin Sinje, ne nje faqe shkembore eshte kisha e Shen Marise. Ne kete fshat jane edhe kishat e Shen E premtes dhe Shen Kollit.
Ne kete fshat ka sherbyer At Ilia Gjini.Ne majen me te larte te malit Shpirag, eshte kisha e Shen Ndelliut.
Ne fshatin Mbreshtan ka pasur tri kisha :Shen Gjergji, Shen Maria dhe Fjetja e Shen Marise, me e madhja prej tyre , qe rinte hapur cdo dite. Ketu ka meshuar At Jorgji Permeti. Keto kisha sot jane te renuara.
Ne Sadovice ka qene kisha e Shen Kollit dhe Shen Epremtja, kurse ne Paftal eshte kisha e Shen Kollit.
Ne zonen e Vertopit ka qene kisha e Shen Thanasit, shume e vjeter sipas nje shenimi mbi porten e saj, ndertimi ka perfunduar 1444. Kjo kishe ka pasur piktura murale ne te kater faqet e mureve si dhe ne dhomen e grave.Keto piktura jane te ngjashme me afresket e kishave te Kalase se Beratit.
Ne fashtrat per rreth: ne Mbrakull ka qene kisha e Shen Todhrit, ose ne Tomorr, kisha e Shen Mertirit.
Keto vende te shenjta u prishen gjate fushates qe u ndermore nga turqit per islamizimin e tyre.
Ne kete zone eshte edhe fshati Maleshove, sot i pabanuar, por para vitit 2000 ka banuar nje komunitet orthodhoksqe ruajti dhe mbrojti me besnikeri jo vetem fene,rritet perkatese, por edhe vendet e shenjta te ketij besimi.
Ne kete fshat ka pasur tri kisha :Shen Maria,Shen Kristofori dhe Shen Thanasi.
Kisha e Shen Marise ka qene e larte me dy kembanore, e ndertuar me mure guri, me ajodhime, me dhome per grate dhe vendin e pagezimit te femijeve.
Kisha ka patur kolona dhe e shtruar me pllaka guri, ka pasur mjedise per t’u ulur besimtaret, kur dilnin nga kisha, per te biseduar dhe zgjidhur probleme te ndryshme qe i takonin kishes. Kjo kishe nuk ka pasur piktura murale, sepse eshte demtuar dhe djegur gjate Luftes se pare boterore dhe eshte rindertuar ne te njejten madhesi e lartesi, por pa u pikturuar.
Kjo ka qene kishe kryesore e fshatit, e cila meshohej cdo te diel dhe cdo te kremte tjeter. Ketu beheshin kurorezimet e martesave , pakezimet e femijeve si dhe ritet e tjera per raste vdekjeje ose festa perkujtimore. Kjo ka ekzistuar deri me vitin 1990.
Shen Kistofori, sot mbahet si vend i shenjte, ka qene ndertese, ruhen pllakat dhe gurret e ish kishes, ku meshohej cdo 9 maj, qe eshte dita e Shen Kristoforit.
Banoret besimtare vinin familjarisht per piknik aty, sepse eshte vend i bukur dhe me nje shesh perpara.
Kisha e Shen Thanasit “te mesem”, quhet keshtu pasi ndodhet midis dy kishave.
Ka qene e ndertuar ne perendim te fshatit, ne afersi te nje sheshi te madh.
Kisha ka qene deri ne vitin 1956 dhe dallohej per nje park pemesh, qe e rrethonte si dhe rruget e ndertuara rreth saj.
Shen Thanasi meshohej 2-3 here ne vit.
Ne Kishat e Maleshoves ka sherbyer At Dhimiter Shkurti, ka psalur mesuesi i nderuar i kesaj krahine Spiro Papaj, Lil Papaj etj.
Autori i ketij libri ka qene ne 8 shtator , diten e Hyjlindeses, ne Malshove, ku ish banore te ketij fshati, femije e te rinj, te shperndare sot ne te gjithe vendin:Polican ,Kucove, Berat , Durres ,Tirane, moren pjese ne nje ajazem per nder te shenjtit dhe ne kujtim te te pareve te tyre.
Ata u larguan me betim shpirteror se do te vij dita e rindertimit te Kishes.
Kisha e Shen Kollit me vende ndodhje ne Perondi, eshte 900 vjecare dhe nje nder me te vjetrat e treves se Beratit, qe ne vitet 20-te ishte qendra e Autoqefalise Shqiptare.
Eshte ndertuar sipas stilit te vjeter bizantin dhe konsiderohet, nder me te paktat ne Ballkan, qe i ka mbijetuar kohes.
Por si pasoje e agjenteve atmosferike, muret e saj kane filluar te grryhen e te thermohen, madje vende vende, si pasoje e lekundjeve te tokes ne vite , dallohen edhe carjet, qe bejne te mundur depertimin e lageshtise ne brendesi, duke i bere muret e saj, edhe me parezistente.
Sipas banoreve, kjo eshte nder me te vizituarat nga besimtaret orthodhoks te treves, por edhe me gjere. Ne kete kishe, nuk lejohet kryerja e sherbesave, pasi ajo qendron e kycur nga IMK-ja.
Prandaj besimtaret ndezin qirinj jashte dyerve te saj, duke u lutur per shpetimin e kesaj kishe, nga shkaterimi i metejshem.Ajo ka qene nje kishe madheshtore dhe i sherbente gjithe komunitetit per te kryher ritet fetare ne shekuj, por qe pas shpalljes se luftes kunder besimeve, ne kete kishe nisen te shkateroheshin afresket dhe ikonat dhe kisha te kthehej ne nje depo drithi. Rreth viteve ’70, kjo kishe eshte shpallur “Monument Kulture” por qe nga kjo kohe , asaj i kane humbur vlerat kulturore nga shkaterrimi dhe indiferenca e shtetit per ta kthyer ne identitet.
Ne Zonen e Ures Vajgurore ka pasur shume kisha, nje pjese e te cilave me kalimin e kohes jane renuar.
Ne fshatin Vokopole eshte Kisha e Lindjes se Shen Marise, e cila ka panairin e saj me 8 shtator, ndodhet ne mes te fshatit, perballe manastirit te Ardenices.Kjo kishe perfshin fshatin Sqepur, Protoduar, Vojvode, Pobrat e Skrevan.
Ndertimi fillestar i kishes daton me 1760, dokumentuar poshte nje pellumbi te gdhendur ne mermer.
Me 1910, kisha eshte rindertuar duke u zmadhuar nga te tria anet, duke lene te paprekur ajodhimen dhe ikonostasin.Tavani ekzistues u ndertua me 1927.
Ne kishe ka sherbyer Papa Pavli dhe pas tij At Jakov Plaku ikonom, i cili ka ardhur nga manastiri i Ardenices, ne viti1893,bashkekohas dhe bashkbesimtar ka qene At Josif Xhaxho.Ketu ka sherbyer At Kozma Cania, Papa Jani, nga Kozarja dhe me 1960, At Mihal Mitro.
Periudha e monizmit e ngriu veprimtarine e kishes, si kudo ne vendin tone.Me ardhjen e demokracise, filloi edhe rilindja e besimit, me sherbimin kishtare dhe ritet perkatese orthodhokse.
Komuniteti Orthodhoks i ketij fshati, ne vitin 1994-1997 dergoi per studime ne Akademine teologjike, banorin e vet Kristaq Subashi i cili me mbarimin e shkolles shugurohet dhjak dhe me 1999, prift, duke sherbyer prane kesaj kishe.
Kisha eshte restauruar me kontributin e vete besimtareve te enorise dhe ka ne pronesine e saj toka dhe ullinj.
Ne fshatin Vokopole ndodhen edhe disa kisheza te vogela si: Shen Marina, e cila eshte e hereshme, rreth vitit 1760, sot eshte objekt kulti 2.5mm x 3mm, e ndertuar me kontributin e zotit Miti Prifti,Kisha e Shen Mehillit, e ndertuar nga zoti Dionis Heqimi.
Ne fshatin Sqepur ka qene kisha e Shen Harallambit, ne Skrevan ka pasur gjithashtu tri kisha, te cilat sot jane renuar nga koha.
Ne enorine e Ures Vajgurore jane edhe keto kisha te shenjta : Shen Marina ne Gurin e Bardhe, Shen Sotiri, Shen Meria ne Konisbalte, Shen E premtja, ne Kutalli,Shen Kolli, ne Syzeze,Shen Pjetri e Shen Pavli, ne Poshnje.
Te gjitha keto vende te shenjta, dikur kisha, ku falej e meshohej, sot nuk jane me objekte kulti.
Shen Pjetri e Shen Pavli ne Poshnje ka qene kishe e madhe, ajo perfshinte fshatrat: Kutalli, Gorican,Syzese, Banaj,Arrez, Ciflik e Pashalli.
Ne kete kishe kane meshuar kleriket: At Thoma Kumaraku dhe me pas At Josif Ziu,deri me 1967,e cila ne kete kohe u prish si objekt.
Kishat ne ditet tona.Veprimtarite e Mitropolise se Shenjte

Fronezimi i Imzot Ignatit, ne krye te Mitropolise se shenjte , i dha shtyse zhvillimit te orthodhoksise ne te gjithe dioqezen qe mbulon kjo mitropoli.
Ne kete periudhe 1998-2005, jane rikonstruktuar gati te gjitha kishat qe falen apo meshohen dhe po ngrihet qe nga themelet Katedralja e madhe e qytetit. Jane pajisur shume kisha me orendi dhe mjete te domosdoshme, jane ngritur ikonostase te rinj,frona episkopale, dhe jane pajisur me libra kishtare dhe literature te domosdoshme.
Ne planet e Mitropolise, per te ardhmen eshte restaurimi i afreskeve, ikonave si dhe kthimi ne objektet e kultit i nje pjese te vlerave artistike, fetare qe jane shperndare ne muzeumet e vendit.Punohet sistematikisht per ngritjen e nivelit profesional te klerikeve dhe per pergatitjen e klerikeve te rinj ne Akademine teologjike, ne Durres.
Ne saje te perpjekjeve te vazhdueshme , po i kthehen Mitropolise se Shenjte objekte te tjera kulti si dhe toka e prona te tjera,dikur prona e pjese e pasurive te kishave tona.
Me dashuri Perendie dhe perkujdesje te vecante,Mitropolia e Shenjte e Beratit zhvillon nje veprimtari te dendur ne komunitetin orthodhoks te qytetit.Keshtu, jane hapur kurse rrobaqepsie per t’u mesuar vajzave dhe grave:qepje dhe prerje rrobash per femije dhe te rritur, jane hapur kurse per mesimin e gjuheve te huaja, te drejtuara nga mesues te pergatitur.Jane organizuar eksursione per klerike e besimtare ne vendet e shenjta te shtetit fqinj, ne Greqi,po keshtu jane celur ekspozita me pamje fotografike nga kishat e Beratit, si dhe per vlerat e shumta fetare, artistike,arkitektonike qe keto bartin.Keto ekxpozita kane terhequr vemendjen e te huajve dhe kane rritur interesimin e tyre per te ardhur ketu , per t’i pare dhe studiuar.
Ekxpozitat me ikonat e Onufrit jane celur edhe nder vite nga besimtari i lagjes Gorice Anastas Bushamahu, ekxpozite qe ka shetitur ne te gjitha kishat e qytetit tone, sa here kishte festa te rendesishme fetare.
Jane terhequr te rinjte per mesimin e deklamimit te Fjales se Shenjte dhe te kenduarit te saj.
Berati eshte perfaqesuar denjesish ne konkurset e muzikes kishtare bizantine ne rang republike,dhe fryma e zhvillimit te ketyre konkurseve eshte mbajtur gjalle ne rang kishe dhe lagjeje.
Kane punuar me zell dhe aftesi me pjesemarresit, nxenes te shkollave mesuasit e talentuar dhe besimtar Agrone Gjyzari dhe Sotiraq Mishaxhiu.
Se shpejti hapet nje kopesht femijesh me te gjitha mjediset e domosdoshme,per te mesuar per t’u edukuar dhe zbavitur, po keshtu dhe nje mence per njerezit ne nevoje.
Mitropolia e Shenjte ka qene afer dhe ka ndihmuar materialisht njerezit ne nevoje per kurime jashte shtetit,per vizita , per studime,ka mare pjese aktive ne ngjarjet kryesore dhe evenimentet me rendesi historike te qytetit te Beratit. Ajo i pergjigjet me shpejtesi nevojaten te ngutshme te kishave per mbarevajtjen e tyre,per organizimin dhe funksionimin sa me te mire.Ajo ka dyert e hapura per te gjithe ne raste festash dhe perkujtimoresh.
Mitropolia si organizem i gjalle i Kishes Orthodhokse, ka stimuluar ceremonite festive si c’eshte : dalja e grupeve te femijeve neper lagje per te lajmeruar lindjen e Krishtit,naten e 24 dhjetorit.
Ka qene ne traditen e besimtareve orthodhoks qe grupe femijesh ose te rinjsh me yll te ndricuar nga qirinj apo llampa,trokisnin neper shtepite e lagjeve te qytetit tone duke kenduar:

Zoterinj e Zonja
Ardhem t’ju tregojme
Se ne Betlehem
Lindi nje Mbret sot
Ai eshte Krishti- Biri i Perendise
Qe ka per te prure shpetimin e njerezise.

Kjo tradite u nderpre ne kohen e regjimit monist dhe ka filluar perseri.
Kur degjojne zerat e femijeve, happen me te shpejte dyert e shtepive ,gostiten me fruta te stines;ara,bajame, geshtenja ose kulec te gatuar posacerisht per kete dite te shenuar. Gezimi per kete ngjarje te rendesishme ne calendar kristian
pushton gjithe shtepite,lagjen dhe behet nje motiv i dites se madhe te Krishlindjes.



Prembajtja e Lendes



· Kishat e hershme te Beratit , vlerat arkitektonike, historike,shpirterore. Kodiket

· Kalaja e Beratit, kishat e saj, nje atelier i vertete i mesjetar.
· Piktura e Onufrit ne ikonat e kishave

· Veprimtaria e Shen Nikodhimit dhe Shen Kozmait ne Berat. Martirizimi i tyre per perhapjen e Fjales se Shenjte.

· Ngjarje te rendesishme ne jeten e Kishes Orthodhokse shqiptare.

· Kishat e qytetit te Beratit, historik i shkurter.Objekte te rendesishme neper kisha , besimtare te perkushtuar per te sherbyer ne forcimin e besimit kristian.

· Kishat ne periferi te qytetit.

· Kishat ne ditet tona.Veprimtarite e Mitropolise se Shenjte

No comments:

Post a Comment